Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë gola të Haalandit në fitoren e Manchester Cityt

Superylli Erling Haaland ka shpërthyer me plot pesë gola të martën mbrëma. Norvegjezi 23-vjeçar ishte i pandalshëm në fitoren 6:2 të Manchester Cityt ndaj Luton Toënit.

City ishte mysafir në ndeshjen e rrethit të pestë të Kupës FA. Haaland tani i ka 27 gola në 30 ndeshje të këtij edicioni. 17 gola i ka shënuar në Premier League e pesë të tjerë në Champions.

Serinë e golave, sulmuesi i jashtëzakonshëm e nisi që në minutën e tretë. Për 2:0 shënoi në minutën e 18-të e për 3:0 në minutën e 40-të. Në të tre golat asistues ishte Kevin De Bruyne.

Kjo nuk ishte e tëra nga kjo dyshe.

De Bruyne asistoi për Haalandin edhe në minutën e 55-të në golin për 4:2. Bernardo Silva asistoi norvegjezin tre minuta më pas në golin për 5:2. Haaland la fushën në minutën e 77-të së bashku me tre lojtarë të tjerë të Manchester Cityt.

Edhe Pasi shpërtheu me pesë gola, Haaland paralajmëron rivalët e Manchester Cityt Sport Pasi shpërtheu me pesë gola, Haaland paralajmëron rivalët e Manchester Cityt

Golin e gjashtë për fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve e realizoi Mateo Kovaqiq në minutën e 72-të.

City është kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA, ndërsa është në garë edhe për trofetë e tjerë të mëdhenj.