Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka vazhduar me formën e lartë. Haaland ka realizuar tre gola, ndërsa Manchester City po fiton 6:0 ndaj Burnleyt në FA Cup të Anglisë.
Haaland realizoi golat në minutat 32, 38 dhe 59, para se të zëvendësohej nga Cole Palmer në minutën e 63-të. Dy gola i ka realizuar Julian Alvarez (62’ dhe 73’) dhe një Cole Palmer (68’).
Haaland 22-vjeçar në mesjavë shënoi pesë gola në fitoren 7:0 të Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaaland në Premier League ka realizuar 28 gola e asistuar pesë tjerë në 26 ndeshje. Në Ligën e Kampionëve i ka shënuar dhjetë gola në gjashtë ndeshje. Një gol e ka në League Cup e tre gola në FA Cup.
VIDEO
.