Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka arritur në kuotën e 30 golave në Premier League. Ai shënoi dy herë në fitoren ndaj Southamptonit, 4:1, në xhiron e 30-të të shtunën.
22-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 45-të. Ai shënoi pas një asistimi të mesfushorit Kevin De Bruynes, për të cilin ishte asistimi i 100-të në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e dytë për Cityn e shënoi Jack Grealish në minutën e 58-të. Dhjetë minuta më pas, anglezi asistoi për Haalandin për 3:0.
Rezultatin e ngushtoi në 3:1, Sekou Mara në minutën e 72-të, para se Julian Alvarez të vuloste fitoren e “Qytetarëve” në minutën e 75-të nga penaltia.
City është në pozitën e dytë në tabelë me 67 pikë, pesë më pak se Arsenali që prin.
Southamptoni është i fundit me 23 pikë.