Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjidhen 42 “Shpresat Olimpike”, përfshihet notarja Beiqi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar listën e 42 bursistëve “Shpresa Olimpike 2024” të zgjedhur nga Komisioni i sportit, pas nominimeve nga federatat. Në listë është edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mosnominimit nga Federata e Notit e Kosovës.

Sportistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj gjatë vitit 2024.

Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.

Gjatë vitit të kaluar, KOK-u kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj.

{gallery}