Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjedhësi Krasniqi: Disa futbollistë nuk po e japin maksimumin te Kosova

Përzgjedhësi i përfaqësueses U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi ka kritikuar disa futbollistë që nuk po angazhohen te përfaqësuesja A e Kosovës ashtu si nëpër klubet e tyre. Ai ka thënë se te përfaqësuesja, lojtarët duhet të angazhohen trefishë më shumë se te klubet e tyre. Ish-trajneri i Prishtinës dhe disa klubeve tjera, nuk ka dashur të flas me emra, por pret në të ardhmen angazhim më të madh.

“Janë emrat e rinj që sipas mendimit tim shumë pozitive. Ka futbollistë që e shfrytëzojnë në maksimum këtë rast. Me pjesën tjetër nuk jam i kënaqur. Nuk është ekip, nuk është klub dhe të gjitha ato që i jep në klub, në përfaqësuese duhet trefish, pasi e përfaqëson kombin tonë. Dëshira e tyre për të treguar dëshirën dhe cilësinë duhet ta tregojnë në fushë. Është lehtë të flasësh pas ndeshjes ose para ndeshjes pse nuk është përzgjedhur një person përkatës. Kemi disa futbollistë që po luajnë dhe kanë qenë pjesë e U-19, nuk jam i kënaqur, pasi e njoh profilin dhe cilësinë e tij. Kur e shoh në A e shoh duke i dhënë vetes një komoditet. Nuk dua të flas me emra, por dëshiroj të arrijë në atë nivelin evropian. Niveli i lart arrihet vetë në fushë. Dëshiroj që pak të mendojnë për përfaqësuesen dhe paraqitjen e tyre në kombëtare, pasi kur e ke mundësinë shfrytëzoje. Kjo mundësi nuk i ofrohet gjithmonë”, ka thënë Krasniqi në emisionin Sporti Total të KTV-së.