Përfaqësuesja e Çekisë do të jetë pa përzgjedhësin Jaroslav Shilhavy për dy ndeshjet e këtij muaji. Kjo për shkak se Shilhavy ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar menjëherë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Çekisë të hënën.
Çekia këtë muaj, do t’i luajë dy ndeshje, miqësoren me Kuvajtin (11 nëntor) dhe ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Estonisë pesë ditë më vonë. Në të dy ndeshjet, Çekinë do ta drejtojë ndihmësi i Shilhavyt, Jiri Chytry.
Çekia është pjesë e Grupit E dhe zë vendin e dytë me 11 pikë, sa i ka edhe Uellsi në pozitën e tretë por një ndeshje më pak të zhvilluar. Në këtë grup, pozitën e parë e ka rezervuar Belgjika që ka tubuar 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve.