Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri nuk do të jetë titullar për ndeshjen kundër Çekisë.
Zvicra ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve e luan të enjten në Pragë nga ora 20:45.
Zvicra është në grupin e dytë të Ligës A bashkë me Çekinë, Portugalinë dhe Spanjën.
Shaqiri i është bashkuar Zvicrës të martën për shkak të një problemi me udhëtim.
“Xherdani na u bashkua dje, pra nuk ka kuptim që ta vendosim atë që nga villimi. Ai do të jetë në stol”, ka thënë Yakin në konferencën për media të mërkurën.