Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përvoja e Manajt te Barcelona e Interi

Rey Manaj u zhvillua si futbollist në Itali. Madje arriti që të depërtojë edhe në ekipin e parë të Interit, pasi kishte kaluar nëpër akademi të skuadrave të ndryshme italiane. Nisi me Cremonesen në vitin 2013, për të përfunduar tek Interi. Kishte kaluar kohë edhe te të rinjtë e Sampdorias, Pescaras e Pisas.

Nga Italia karriera e reprezentuesit të Shqipërisë u vazhdua në Spanjë. Nga Granada e Albacete, në vitin 2020 mbërriti te Barcelona B, që është skuadra e rezervistëve e gjigantes spanjolle, Barcelonës. Te Barcelona qëndroi deri në gusht të vitit të kaluar.

Me ekipin e parë të Barçës ia doli të ushtronte, por pa arritur të paraqitej në ndeshje zyrtare.

Situata ishte ndryshe te Barcelona B, ku Manaj 25-vjeçar, luajti 31 ndeshje dhe realizoi 16 gola e 2 asistime. Ishte afër që të luante edhe me ekipin e parë, por largimi i Lionel Messit shkaktoi shumë të paqarta në skuadër.

Dhe pikërisht për këtë gjë, sipas Manajt, ai nuk arriti që të debutonte me ekipin e parë. Ai më pas zgjodhi Spezian që bën gara në elitën e futbollit të Italisë aktualisht. Spezia pozicionohet në vendin e 15-të me 29 pikë të grumbulluara, kurse Manaj ka kontribuuar me katër gola në 21 ndeshje të luajtura.

Edhe Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri Botërori 2026 1 j. më parë Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri

“Më dukej sikur po luaja FIFA në ‘PlayStation’ ku e zgjedh një lojtar, por ishte e vërtetë. Për disa muaj e kisha nderin të vrapoja dhe të stërvitesha me Messin”, tha Manaj kur u pyet se si u ndje kur u thirr të ushtronte me ekipin e parë të “blaugranas”. “Në dhomat e zhveshjes nuk flisja shumë por dëgjoja gjithçka. Ato ditë e dëshiroja një tjetër klub nga La Liga, por Barcelona vendosi të më mbajë. Më pas më kërkuan të largohesha. Pas largimit të Messit nga Barcelona pati shumë konfuzion brenda klubit. Klubi duhej të përforcohej në sulm, por herët apo vonë unë do të mund ta kisha mundësinë për ta treguar veten”, ka thënë Manaj të enjten në një intervistë dhënë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”.

Në verën e vitit 2021, Spezia ia dha mundësinë që ta ringjallte karrierën dhe ta tregonte veten në një nga kampionatet më të forta në Evropë, atë të Italisë. Dhe Manaj vendosi ta shfrytëzonte këtë mundësi.

“Spezia është një klub ambicioz që po konsolidohet, ka ekip të ri dhe një trajner që po e ndërton rrugën e tij për t’u bërë kampion. E kuptova se mund të bëja emër te një klub si Spezia”, u shpreh Manaj.

Manaj ka luajtur në Itali me ekipin e parë të Interit në gjashtë ndeshje. Ka stërvitur me lojtarë me emër në futbollin evropian. Trajneri kampion aktual i Evropës me Italinë, Roberto Mancini, në atë kohë ishte në krye të “kaltërezinjve”.

Edhe Fabregas e shndërroi autsajderen në skuadër të Championsit Futboll 2 muaj më parë Fabregas e shndërroi autsajderen në skuadër të Championsit

“Mancini ishte pikë reference për mua. Ai gjithmonë më ka përkrahur dhe më ka thirrur të stërvitem me ekipin e parë. Ndoshta kur shkova tek Interi nuk isha i gatshëm fizikisht dhe mendërisht. Por, unë kam ende shokë atje, shpeshherë komunikoj me Perishiqin e Brozoviqin”, përfundoi Manaj.

Manaj është pjesë e Shqipërisë në nivel të përfaqësueseve. Me fanellën “kuqezi” ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.