Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Manaj të martën është prezantuar te Sivasspori, ekip që bën gara në elitën e futbollit turk. Manaj me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa ka gjasa të debutojë këtë fundjavë.
Ai te Sivasspori është transferuar si lojtar i lirë, pasi prej muajit shkurt të këtij viti ka qenë pa klub.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sivasspori ka arritur marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për tre vjet, duke filluar nga edicioni 2023/24”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
26-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Anglia, Watford, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Cremonese, Interi, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona e Spezia. Ai ka edhe 30 paraqitje dhe 6 gola të shënuar për Shqipërinë.