Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spezia do ta blejë Manajn nga Barcelona

Rey Manaj do ta vazhdojë karrierën në Serie A. Mediat italiane kanë bërë të ditur se Spezia do ta blejë përfundimisht kartonin e Manajt.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Spezia nga Barcelona deri në fund të sezonit 2021/22.

Për 25-vjeçarin ekipi nga Serie A do të paguajë 2.7 milionë euro për sulmuesin e Shqipërisë.

Manaj pritet të nënshkruaj kontratë katërvjeçare me ekipin italian.

Edicionin që lamë pas Manaj shënoi pesë gola në 30 paraqitje.