Getafe vazhdon të kërkojë përforcime për sezonin e ri dhe njëri nga ta është futbollisti i Shqipërisë, Rey Manaj.
Manaj aktualisht është pjesë e Barcelonës, por gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të dielën se të dyja skuadrat janë duke biseduar për lëvizjen e sulmuesit.
Gazeta spanjolle ka shkruar po ashtu se për sulmuesin, Getafe duhet të shpenzojë rreth dy milionë euro.
25-vjeçari Manaj në sezonin e kaluar luajti në 30 ndeshje me Spezian si i huazuar dhe shënoi pesë gola.
Manaj karrierë ka bërë edhe tek Albacete, Interi, Granada, Pisa, Pescara, Cremonese. Karrierën e nisi tek të rinjtë e Sampdorias.
Artikuj të ngjashëm