Hajrulla Çeku është ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Por kompetencat e plota për sport i ka Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ish-notare, Daulina Osmani tashmë është kryesorja për sport në MKRS. Ishte në Tokio për Lojërat Olimpike dhe merr pjesë në shumë aktivitete sportive.
E shoqëron kryeministrin Albin Kurti kur ai viziton palestra e stadiume. Vetë ministri Çeku e kishte quajtur Osmanin “ministre të sportit”. Ashtu i drejtohen edhe shumë prej drejtuesve të federatave sportive, që financiarisht janë thuajse plotësisht të varura nga MKRS-ja.
Asnjë zëvendësministër deri tash nuk ka pasur ndikimin që Daulina Osmani e ka aktualisht në MKRS.
Artikuj të ngjashëm