Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se organizimi potencial i Lojërave Mesdhetare nga Kosova më 2030, do të kishte ndikim përtej sportit.
Nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, pjesëtarë të kabineti qeveritar kanë zhvilluar takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit të shtunën në mbrëmje.
“Aty u diskutua për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do ta kishte për vendin tonë përzgjedhja e mundshme si vend mikpritës i Lojërave Mesdhetare, që njëherit do të përbënte një moment historik për ne duke u bërë për herë të parë nikoqir të një ngjarjeje ndërkombëtare të kësaj përmase”, thuhet në njoftim.
Kurti e ka vlerësuar këtë kandidaturë si moment të rëndësishëm si shtet për Kosovën, “por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha”.
“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit, dhe duhet të konsiderohet si platformë e cila përfshin planet zhvillimore të të gjitha sektorëve tjera relevante me organizimin e lojërave. Ndërkaq, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ndau me të pranishmit informacionet me të reja në lidhje me procesin e aplikimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare, teksa u thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar”, thuhet në njoftim për deklaratën e ministrit Çeku.
Lojërat Mesdhetare 2030 shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill.
-
Ligji për Lojërat Mesdhetare shihet si sfida më e madhe e Kosovës
-
“Lojërat” në Kushtetuese, Qeveria e quan akt të paprecedent
-
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Çeku: Deri në vitin 2028 synojmë të jemi të parët në rajon për infrastrukturë futbolli
-
Kurti takohet me përfaqësues të KOK-ut dhe Komunës së Prishtinës, temë Lojërat Mesdhetare