Prej këtij viti Kosova ka kampionin e parë evropian. Jo vetëm në xhudo, por në të gjitha sportet. Kosova kishte fitues të medaljeve botërore e evropiane. Kishte kampionë evropianë për grupmosha të reja. Por me xhudistin Akil Gjakova e ka kampionin e parë evropian në nivelin e të rriturve.
Suksesin kulmor kontinental Akili e arriti në Lisbonë të Portugalisë më 17 prill. Akili triumfoi në kategorinë deri 73 kilogramë, që vlerësohet kategoria me konkurrencën më të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Lojërat Olimpike të Tokios u rendit i shtati, ndërsa kishte bilanc prej tri fitoresh e dy humbjeve. Akili me rezultate ende është prapa xhudisteve, por titulli evropian dëshmon për vlerat që i ka si sportist.
Pas Tokios, ai ka rritur punën dhe synim tani e ka medaljen olimpike në “Parisi 2024”.