Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perotti dy muaj jashtë fushe

Sulmuesi anësor Diego Perotti do t'i mungojë Romës dy muaj për shkak të një lëndimi muskulor, raportojnë mediumet italiane të hënën.

Perotti ka munguar të dielën në ndeshjen e xhiros së parë të Serie A që Roma e luajti me Genoan të dielën, ku barazoi 3:3.

Është konstatuar se ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe ka nisur të marrë tretman. Pritet të mungojë gjashtë deri në tetë javë. Perotti 31-vjeçar pritet të humbas tetë ndeshje në ligë, përfshirë edhe përballjet me Lazion, Atalantan e Milanin, transmeton Koha Ditore.

Stinori 2018-19 ishte i vështirë për Perottin, pasi pati mjaft probleme muskulore. Ai u limitua në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm