Skuadra e Romës do të jetë për më shumë se një muaj pa mesfushorin Jordan Veretout për shkak të lëndimit, kanë raportuar mediumet italiane të premten.
Veretout ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinas dhe për këtë arsye do të pauzojë rreth 35 ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i këtij lëndimi, Veretout do ti mungojë Romës në dy duelet kundër Shakhtar Donetskut në kuadër të 1/8 të finales të Ligës së Evropës dhe në ndeshjet e Serie A me Genoan, Parman, Napolin, Sassuolon e Bolognan.
Mesfushori 28-vjeçar këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Roma. Francezi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.