Dy tifozë të Lazios dhe një i Marseilles janë lënduar, pasi rrahjeve në rrugë para ndeshjes të Ligës së Evropës të enjten mbrëma.
Lazios do të përballet me Marseillen në "Velodrome" sonte me fillim nga ora 21:00. Sipas gazetës "La Provence" përleshjet kanë ndodhur të mërkurën mbrëma mes tifozëve të dy skuadrave.
Burime të policisë kanë njoftuar se zënka ka ndodhur kur 60-80 tifozë të Lazios janë larguar nga hoteli i tyre dhe kanë marshuar drejt Vieux-Portit në ora 22:00.
Policia është dashur të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët, ndërsa nuk ka pasur arrestime.
Artikuj të ngjashëm