Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përjashtohet mbrojtësi që therte kundërshtarët me gjilpërë

Një futbollist argjentinas ka shkaktuar zemërim të madh, pasi ka pranuar se kishte përdorur gjilpërën për të lënduar kundërshtarët e tij, gjatë një ndeshjeje për kupë të zhvilluar ditë më parë.

Federico Allende, mbrojtësi i klubit Sport Pacifico që bën gara në një divizion të ulët, ka pranuar në një intervistë se e ka përdorur disa herë gjilpërën për të therur sulmuesit e skuadrës elitare, Estudiantes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Allende këtë e konsideron si dhunti, duke shtuar se çdo futbollist duhet të jetë i zgjuar nëse ka synime për të fituar. Presidenti i Pacificos, Hector Moncada, ka njoftuar për largimin e futbollistin nga ekipi për shkak të këtij veprimi.

"Ne jemi të shkatërruar dhe të zhgënjyer tej mase për shkak se ky incident ka dëmtuar imazhin dhe punën e mirë që e kemi bërë deri më tani. Përfundimisht është dëbuar nga klubi, nuk duam lojtar të tillë", është shprehur Moncada. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).