I ka ardhur fundi “telenovelës” së transferimit të Naby Keitas drejt Liverpoolit.
Liverpool Echo raporton se skuadra e Jurgen Kloopit ka përfunduar interesimin për yllin e Leipzigut, Naby Keita, dhe nuk do ta bëjë ofertën e tretë në drejtim të tij, transmeton Koha.net.
Liverpooli kishte besuar se oferta e dytë prej 73 milionë euro do tp ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij, por Leipzigu refuzoi ofertën e klubit anglez.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Liverpooli do të synojë transferimin e Keitas në verën e ardhshme.