Eden Hazard e ka mbyllur sezonin me Real Madridin. Sipas “AS”, sulmuesi i krahut iu nënshtrua një operacionin në kyçin e këmbës së djathtë për të evituar problemet me lëndimet.
Ylli belg nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë ekipin këtë edicion.
Hazard pritet të rikthehet në stërvitje në muajin qershor. Belgu ka pasur probleme të shumta me lëndimet që prej transferimit nga Chelsea te Real Madridi.
Ai këtë edicion ka luajtur 686 minuta në La Liga.
31-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, kur u transferua nga Chelsea.