Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perfeksionisti Bielsa instalon “qasje radikale” te Leedsi

Marceloa Bielsa kishte një pyetje. Trajneri i ri i Leeds Unitedit dëshironte të dinte sesa shumë i duhej një tifozi të punonte për të paguar një biletë për të parë ekipin.

Sa orë punë i duheshin atij tifozi për të blerë biletën?

Nuk ishte e qartë se çfarë lloj llogaritjesh bënte Bielsa, e as çfarë po kërkonte, por një përgjigje u sigurua, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Një tifozi, sipas standardit të pagave në Angli, i duhen rreth tri orë punë për të blerë një biletë.

Kështu që, trajneri argjentinas thirri lojtarët e tij dhe u tha se për tri orët e ardhshme do të duhet t'i mbledhin mbeturinat përreth fushës stërvitore “Thorp Arch”.

Ai me këtë veprim donte që lojtarët të merrnin një mësim: për të vlerësuar punën e tifozëve që bëjnë të pamundurën për të përmbushur pasionin e tyre, ta përkrahin klubin nga tribunat.

Ky ishte Bielsa klasik, që ka ndjeshmëri për tifozët punëtorë dhe ka fiksim disiplinën e shpirtin ekipor. Kur mblidhen të gjitha këto, atëherë është e qartë se për çfarë arsye Bielsa ka marrë nofkën “El Loco” (I çmenduri) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)