Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja e Kosovës ka moshën më të re të ekipit në Evropë

Përfaqësuesja e Koosvës nuk është vetëm ndër ekipet më të reja për kah historia, por ka edhe moshën më të re në Evropë, ka njoftuar sajti “eu-football.info”. Këto të dhëna janë marrë prej ndeshjeve ndërkombëtare ndeshjet që “Dardanët” i kanë luajtur.

Mosha mesatare e ekipit të Kosovës është 25.08 vjet, duke lënë pas vetes në listë përfaqësueset si Lihtenshtajni (25.28), Luksemburgu (25.53), Estonia (25.95) e shumë vende tjera.

“Dardanët” këtë muaj, do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, ndërsa përzgjedhësi Alain Giresse këtë herë është fokusuar tek lojtarët e rinj. Kosova më 16 nëntor luan kundër Armenisë, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Ishujt Faroe.

Të dy ndeshjet, do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Kosovë.