Me rastin e prezantimit të blerjes më të re Alvaro Odriozola, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka siguruar të gjithë tifozët e Realit të qëndrojë të qetë pasi Cristiano Ronaldo i cili u largua nga Los Blancos pas plot 9 vitesh do të zëvendësohet nga një tjetër kampion.
Perez “fshiu” Ronaldon nga harta e Realit duke premtuar emra të mëdhenj.
“Kjo është një skuadër e madhe që do përforcohet me futbollistë fantastikë. Po jetojmë një moment legjendar. Kemi fituar shumë tituj, kemi një forcë institucionale të paimagjinueshme dhe kemi një potencial ekonomik shumë të madh. Por mbi të gjitha kemi mbështetjen e miliona fansave”, ka thënë Perez, transmeton SS.
Por për cilët lojtarë fantastikë e ka fjalën presidenti i kampionëve të Europës, Florentino Perez.
Të gjitha rrugët të çojnë te dyshja e Chelseat, Courtois-Hazard me dy futbollistët e përfaqësues belge që nuk do ta refuzonin fanellën e bardhë, megjithatë mbetet për t’u bindur presidenti rus i klubit londinez.