Real Madridi është në kontakt me agjentin e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Sipas medieve spanjolle, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez është gati të hedhet në sulm për yllin e ‘Reds’, transmeton kp.
Salah verën që shkoi iu bashkua Liverpoolit nga AS Roma, dhe është duke treguar formë të përkryer në sezonin e tij të parë në skuadrën e Jurgen Kloppit, duke shënuar 18 gola vetëm në ligë.
Siç raportohet, Perez tashmë ka kontaktuar Ramy Issan, njërin nga agjentët Salahut. Ai synon që lojtarin e Liverpoolit ta blejë në afatin kalimtar të verës.