Mohamed Salah nuk ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin.
Sulmuesi egjiptian ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit, por ka kërkuar pagë më të lartë për të mbetur pjesë e skuadrës.
Kontrata aktuale e Salahut skadon në vitin 2023. Këtë edicion 29-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar 15 gola në 15 ndeshje. Ai ka bërë edhe shtatë asistime.
Për Salahun interesim ka shprehur Real Madridi.