Fanol Perdedaj është pak i hidhëruar që ka mbetur jashtë Përfaqësueses së Kosovës në futboll, por ai thotë se duhet të pranojë vendimin e përzgjedhësit Albert Bunjaki që nuk e ftoi për ndeshjen e së dielës kundër Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Perdedaj së fundi për skuadrën e tij kishte luajtur në mes të dhjetorit të vitit të kaluar dhe kjo besohet të jetë arsyeja kryesore që ai ka mbetur jashtë listës së Bunjakit, të bërë publike të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari për më shumë se tri vite ka mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes së Kosovës dhe shpesh është vlerësuar prej lojtarëve më të mirë në fushë.
Është shquar sidomos për angazhimin e madh, luftën pa kompromis për çdo top. Së fundi edhe në Përfaqësuese kishte humbur shkëlqimin paksa dhe pasi edhe në klub nuk po luante, ai mbeti jashtë ekipit për ndeshjen me Turqinë, që u takon eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.