Me dy ndeshjet e luajtura të dielën ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën, Prishtina fitoi 52:18 ndaj Drenicës, ndërsa Llapi fitoi si mysafir ndaj Prizrenit, 31:22.
Të shtunën Besa Famgas e mposhti Kastriotin me 41:21, ndërsa Vushtrria fitoi 26:22 ndaj Trepçës. Ndeshjen vendimtare për vendin e gjashtë në mes të Zhegrës dhe Vëllaznimit e fituan gjakovarët me shifrat 36:26.
Në Superligën A, ku garohet për titull, do të marrin pjesë Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Drenica e Vëllaznimi. Në Superligën B, ku garohet për mbetje në elitë, garojnë Zhegra, Vushtrria, Llapi e Prizreni. Prizreni është thuajse pa gjasa.