Xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në hendboll vë përballë skuadrat që kanë fituar trofe këtë vit. Të shtunën prej orës 17:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, takohen Trepça e Besa Famgas.
Trepça është fituese e Kupës, ndërsa Besa Famgas ka fituar titullin e kampionit dhe më pas edhe Superkupën.
Ndeshja e parë e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në Pejë, kishte përfunduar 36:33 në të mirë të Besës. Por skuadra mitrovicase ishte në epërsi pas pjesë së parë dhe tani do të tentojë të jetë në epërsi pas 60 minutave lojë.
Besa Famgas renditet e dyta me 18 pikë, ndërsa Trepça është e treta me 16 pikë.
Te hendbollistet ndeshja kryesore është Istogu – Prishtina. Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë dhe zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Banjë.