Boksieri japonez Naoya Inoue, i njohur me nofkën “Përbindëshi”, po vazhdon të impresionojë.
Japonezi 27-vjeçar të shtunën mbrëma fitoi me nokaut në raundin e shtatë në me[in për titujt e botës në versionet WBA dhe IBF në peshën bantam ndaj australianit Jason Maloney. Ai e rrëzoi Maloneyn me një të djathtë të fuqishme.
Për Inouen është fitorja e 20-të nga po aq meçe dhe e 17 me nokaut.