Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, “Monstra” japoneze arrin fitoren e radhës me nokaut

Superylli i boksit, japonezi Naoya Inoue ka vazhduar të impresionojë.

“Monstra” japoneze të martën në Kokugikan të Japonsië ka shënuar fitoren e 22-të në boksin profesionist nga po aq meçe, dhe të 19-ën me nokaut.

Inoue ka mposhtur me nokaut teknik tajlandezin Aran Dipaen me nokaut teknik në raundin e tetë. Lufta ishte e vlefshme për titujt e botës në versionet WBA dhe IBF.

Për Dipaenin është humbja e tretë në karrierë karshi 12 fitoreve.

Inoue 28-vjeçar vlerësohet ndër boksierët më të mirë në profesionizëm. Ai ka fituar tituj bote në kategorinë bantam, super mizë dhe gjysmë-mizë.