Ylli i boksit, Naoya Inoue, i njohur me nofkën “Monstra japoneze”, ka shkatërruar filipinasin Nonito Donaire, duke unifikuar titujt e botës në versionet WBC, WBA dhe IBF në kategorinë bantam.
Inoues iu deshën vetëm dy runde për ta mposhtur Donairen, në meçin e dytë mes tyre. Meçi u zhvillua të martën në Saitama.
Për Inouen 29-vjeçar është fitorja e 23-të në boksin profesionist nga po aq meçe. Prej tyre 20 i ka fituar me nokaut. Donaire 39-vjeçar ka pësuar humbjen e shtatë në karrierë, karshi 42 fitoreve.
Artikuj të ngjashëm