Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballjet e fundit mes Liverpoolit e Real Madridit

Liverpooli dhe Real Madridi u takuan në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin 2017-18, në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Në atë ballafaqim u panë edhe dy gjëra vendimtare, lëndimi i Mohamed Salahut herët gjatë ndeshjes, dhe dy gabimet e rënda të portierit Loris Karius.

Mohamed Salah e lëndoi krahun në minutën e 31-të në duelin me Sergio Ramosin. Deri në atë moment, Salah kishte shënuar 44 gola e 16 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat, dhe ishte lojtari më i fortë i ekipit.

Pjesën tjetër të finales e dominoi Reali.

Karim Benzema u dha avantazhin madrilenëve në minutën e 51-të, pas gabimit nga Karius. Sadio Mane i barazoi shifrat minuta më vonë.

Gareth Bale në minutën e 64-rt dhe të 83-të realizoi edhe dy gola të tjerë. Goli i tretë ishte një tjetër gabim i portierit Karius.

Por, historia mes këtyre dy skuadrave ka nisur që prej sezonit 1980-81, afro 41 vjet më parë.

Në finalen e Kupës Evropiane të atij viti, që u zhvillua në Paris, po ashtu, triumfoi Liverpooli me golin e vetëm të shënuar nga Alan Kennedy. Ishte Kupa Evropiane e tretë e fituar për “The Reds”, në pesë sezone.

Në edicionin 2008-09, Liverpooli mposhti Real Madridin 4:0, me Fernando Torresin në formë. Ishte ndeshje e 1/8 së finales në “Champions”. Kapiteni Steven Gerrard kishte shënuar dy herë, në paraqitjen e tij të 100-të evropiane për klubin.

Por, në edicionin 2014-15, Real Madridi kishte fituar 3:0 në “Anfieldin” e nxehtë, që u hesht që në pjesën e parë. Ishte ndeshje e fazës së grupeve.

Artikuj të ngjashëm