Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpoolit i shtohen telashet me lëndime

Liverpooli do të ballafaqohet me Real Madridin në Paris më 28 maj, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Juergen Klopp po vazhdon të ballafaqohet me lëndime të shumta.

Fabinho, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk kanë telashe aktualisht, ndërsa pas takimit me Southamptonin të martën mbrëma, është shtuar edhe një tjetër.

Liverpooli fitoi 2:1, por Joe Gomez e ka lënduar nyjën e këmbës pak para pjesës së parë, ka shkruar “Mundo Deportivo” të mërkurën. Ai është në dyshim për të luajtur më vonë gjatë këtij muaji.

Ndeshja e fundit e Liverpoolit në ligë është të dielën, kur luan përballë Wolverhamptonit.

Real Madridi të premten mbrëma luan kundër Real Betisit në “Santiago Bernabeu”. Reali tashmë është shpallur kampion në La Liga.

Artikuj të ngjashëm