Menaxheri i Burton Albionit, Nigel Clough ka njoftuar se përballja me Manchester Unitedin të mërkurën do ta rrisë buxhetin e klubit për 25 për qind.
Rregullat e kupës Carabao ia mundësojnë Burtonit që të fitojë 45 për qind të fitimeve të biletave në Old Trafford që ka 75 mijë ulëse. Klubi i vogël anglez do të fitojë edhe nga të drejtat televizive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat, Clough ka thënë se ndeshja do të jetë një shtytje e madhe financiare para afatit të janarit dhe në llogari të klubit do të shkojnë 20 për qind të fitimeve, të barabarta me 25 për qind rritje.
“Ishte e pabesueshme kur pamë shortin”, ka thënë Clough për talkSport. “Kishim një ndeshje të vështirë në Cardiff dhe tani jemi përball Manchester Unitedit, ekip që duam të përballemi”.
“Me një ndeshje ne do të fitojmë 20 për qind të buxhetit total për këtë sezon. Këto të ardhura nga largojnë presionin financiar”.