Përfaqësuesja U20 e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Divizionin B së bashku me Finlandën, Gjeorgjinë, Poloninë dhe Portugalinë.
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni do të ketë një përballje emocionale ndaj djelmoshave kosovarë pasi do të veshë fanellën finlandeze në këtë kampionat.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FIBA-s, Maxhuni ka thënë se do të jetë një ndeshje e madhe për të dhe familjen e tij.
“Do të thotë shumë sepse kam prejardhjen nga atje dhe të luaj kundër tyre do të jetë kënaqësi. Në të njëjtën kohë do të jetë ndeshje emocionale që do ta mbaj mend përjetë”, ka thënë Maxhuni, transmeton Koha.net.
FIBA shkruan se Kosova i ka dërguar ftesë Edon Maxhunit, por këtë ftesë e ka refuzuar për të luajtur për Finlandën, edhe pse e ka pranuar se ishte vendim i vështirë.
“Ishte vendim i vështirë, por në fund të ditës, unë fillova të luaj për përfaqësuesen finlandeze dhe basketbolli finlandez më ndihmoi të arrij këtu ku jam tani”, ka thënë Maxhuni.
“Për të ardhmen, është mirë të luaj për përfaqësuesen finlandeze. Mendoj se do të luaja një rol më të madh në përfaqësuesen e Kosovës, por në të ardhmen të njëjtat përgjithësi do t’i kem në përfaqësuesen e Finlandës kur do të fitoj më shumë përvojë”, ka shtuar ai.