Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se suksesi është më i rëndësishëm sesa vendi i titullarit te skuadra e Rizesportit.
Ai ka thënë se nuk ka shpallur luftë me portierin Gokhan Akkan për një vend titullari te Rizespori.
“Gogkhan është një njeri i mirë dhe një portier i mirë. Ne do të luftojmë së bashku për suksesin e Rizesportit. Sepse, për ne është i rëndësishëm suksesi i Rizesportit. Prioriteti ynë është që Rizespori të zërë një vend ku ndihet i sigurt”, ka thënë Ujkani në një intervistë dhënë “spox.com” të premten.
Ujkani te skuadra e Superligës turke u transferua nga skuadra italiane e Serie B, Cremonese.
Pjesë e Rizesportit është edhe sulmuesi Vedat Muriqi.