Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për skandalin me himnin shqiptar, UEFA gjobit Federatën Franceze me 20 mijë euro

Franca ia ka hedhur vetëm me një gjobë ngatërrimit të turpshëm të himnit të Shqipërisë në përballjen e 7 shtatorit të shkuar, kur në bokset e “Stade De France” u intonua himni i Andorrës në vend të “Himnit të Flamurit”. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat transalpine.

Konkretisht, prestigjizoja “L’Equipe” shkruan se Federata Franceze e Futbollit është dënuar vetëm me 20 mijë euro pas hetimit disiplinor që UEFA pat hapur ndaj saj për ngatërresën e ndodhur në përballjen që u fitua 4-1 nga “gjelat”. Sipas “L’Equipe”, FFF është ndëshkuar vetëm me gjobë për “organizim të pamjaftueshëm”.

Kjo gjobë vjen pasi ngatërrimi i himnit vonoi nisjen e ndeshjes, që u spostua me shumë minuta nga orari zyrtar i saj. Noel Lë Graë, presidenti i Federatës France të Futbollit, i kishte paraqitur ndjesën për ndodhinë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe ambasadorit shqiptar në Francë, që ishte prezent në stadium/Balkanweb.

Image