Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për provokimin e serbëve shkruajnë edhe mediat në Brazil

Provokimi që serbët e bënë të enjten mbrëma gjatë Botërorit në Katar nuk po kalon në heshtje. Serbët shfaqën në zhveshtore flamurin e tyre mbi hartën e Kosovës dhe me shkrimin “nuk ka dorëzim”. Ai flamur u shfaq edhe në tribunat e stadiumit ku Serbia u shkatërrua nga Brazili.

Të premten për këtë provokim të radhës kanë reaguar FFK-ja, KOK-u dhe i ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ndërkohë për provokimin serb kanë raportuar edhe mediat e huaja, duke përfshirë ato në Brazil, Spanjë, Zvicër, Itali, Kroaci dhe vende të tjera.

“Ekipi përfaqësues i Serbisë shfaq flamurin kundër pavarësisë së Kosovës në dhomën e zhveshjes”, është titulli i shkrimit të agjencisë spanjolle, Europa Press.

Image