Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbët provokojnë në Katar, e marrin përgjigjen në fushë

Tifozët serbë kanë provokuar edhe në Katar, ku po mbahet Botërorit i futbollit.

Në një prej panove kanë shfaqur hartën e Kosovës, me flamur të Serbisë në të.

Po ashtu në hartën e Kosovës e kanë shkruar “Nema Predaje” (Nuk ka dorëzim).

Përgjigjen për provokim e morën në fushën e blertë, nga Brazili.

Serbët vërtetë janë dorëzuar përballë Brazilit, ndonëse në fund shpëtuan vetëm me dy gola.