Agjenti i mesfushorit ofensiv argjentinas të Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, ka thënë se ky muaj mund të jetë i fundit për futbollistin te skuadra parisiene.
Interi është duke insistuar për shërbimet e argjentinasit 28-vjeçar, që ka përvojë në Serie A pasi më herët ka qenë pjesë e Palermos. Pastore ka kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2019 dhe ka gjasë që të ndodhë largimi i tij në janar, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pastore mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Paris Saint-Germainin", ka thënë agjenti Marcelo Simonian për “Footmercato”.
Është raportuar javën e kaluar se Interi është takuar me përfaqësuesit e Pastores për të nisur negociatat. Parisi kërkon 40 milionë euro për Pastoren, ndonëse kjo shifër mund të zvogëlohet nëse Interi përfshin në pazar Joao Marion si shkëmbim.