Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

River Plate interesohet për Pastoren

Mesfushori Javier Pastore në fund të këtij edicioni mund të kthehet në Argjentinë, pasi skuadra e River Plates ka shprehur interesim për transferimin e tij, raportojnë të martën mediumet e huaja.

Pastore 29-vjeçar, këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Roma për shkak të lëndimit dhe pritet që të largohet nga ekipi italian.

Ai te River Plate shihet si përforcim i duhur kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Pastore këtë edicion ka 14 paraqitje në të gjitha garat dhe tri gola të shënuara.

Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga PSG-ja. Pastore karrierë ka bërë edhe te Palermo, Huracani e Talleres.

Artikuj të ngjashëm