Mesfushori argjentinas Javier Pastore është i vendosur të mbetet pjesë e skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Në një intervistë për mediumet italiane, Pastore ka insistuar se do të vazhdojë të punojë për të dëshmuar se meriton një vend në ekipin e Romës.
Këtë edicion, Pastore ka pasur hapësirë shumë të vogël pasi ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Serie A.
“Unë ende e shoh veten te Roma sepse edhe te ky ekip dua të lë gjurmë. Unë do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj që kontributi im një njihet. Vendimi im është të mbetem në ekip dhe ta respektoj kontratën time”, ka thënë Pastore raporton “Tuttomercatoweb”.
Pastore ka kontratë me Romën deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm