Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet argjentinase pas Pastores

Boca Juniors dhe River Plate janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit Javier Pastore, i cili pritet të largohet nga skuadra e Romës në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të martën mediumet argjentinase.

Pastore 29-vjeçar, ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, por këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk ka arritur të përshtatet me ekipin.

Ai ka regjistruar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar tri gola.

Si Boca Juniors ashtu edhe River Plate, janë të gatshme të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Pastore te Roma u transferua para fillimit të këtij edicioni kurse karrierë ka bërë edhe te PSG-ja, Palermo e Huracani. Ai ka edhe 29 paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Artikuj të ngjashëm