Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pastore thotë se po i vjen fundi kohës së tij te PSG-ja

Argjentinasi Javier Pastore ka deklaruar se po i vjen fundi kohës së tij te klubi i tij aktual, Paris Saint – Germain.

28 vjeçari ka bërë vetëm 18 paraqitje në ligë për klubin francez këtë sezon, dhe në ndeshjet e fundit është lënë në stol, transmeton Koha.net.

Duke folur për gazetën spanjolle Onda Cero mesfushori ofansiv ka thënë se nuk e di ende se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës.

“E kam kuptuar se përvojës sime te Parisi po i vjen fundi. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ende kam edhe një vit kontratë, dhe nuk kam ndonjë ide të qartë, dhe se di si do të përfondojnë gjërat, por do të jem i fokusuar për pjesën e mbetur të sezonit”, ka deklaruar Pastore.

Pastore është një nga synimet e klubit italian, Inter.