Javier Pastore po përgatitet për një largim nga PSG-ja në këtë afat kalimtar, përderisa shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij
Argjentinasi ka bërë të ditur se do të donte të vishte fanellën e Interit, megjithatë thotë se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, transmeton Koha.net.
“Jam i lumtur në Paris, por ende nuk kam marr vendim. E tëra që dua është që të luaj rregullisht që të shkoj në Botëror. Të mos jem pjesë e Botërorit do të ishte shumë e dhimbshme për karrierën time. Ka shumë spekulime për Interin dhe nëse do të largohem do të më pëlqente të shkoja aty, veçanërisht pasi e dua Serinë A dhe gruaja ime është italiane”, është shprehur ai.
Ai më tutje ka shtuar, “Interi mund të jetë zgjedhja, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk është vendim i lehtë për mua ose për klubin, do të shohim në ditët e ardhshme”.