Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Muriqin po interesohet edhe Leicester City

Foto: Driton Paçarada / KD

Pas raportimeve se Lazio, Interi e Tottenhami janë duke e kërkuar shtatlartin e Kosovës, Vedat Muriqin, tani po raportohet se garës i ka hyrë edhe Leicester City.

Sipas gazetës turke, “HaberGlobal”, zyrtarë të Cityt kanë qenë në fitoren e Fenerbahçes 5-2 ndaj Genclerbirligit në Superligën turke të premten mbrëma, transmeton Koha.net.

Muriqi, që nga ky sezon është transferuar në Fenerbahçe, shënoi dy herë në këtë ndeshje, duke vazhduar kështu formën e tij të mirë për Fenerin që aktualisht është në vendin e pestë.

25 vjeçari nga Prizreni ka shënuar 10 gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e tij.

Leicester City, por edhe AS Monaco e Eintracht Frankfurti, thuhet se kanë dërguar zyrtarë të klubeve të tyre për ta monitoruar atë në Stamboll.

Edhe Leicester City me ofertë për Muriqin Sport Leicester City me ofertë për Muriqin

Përfaqësuesi i Kosovës ka qenë i lidhur më herët me një kalim edhe te Manchester Unitedi.

Raportimet e mediave thanë se skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit e kishte monitoruar sulmuesin shtatlartë gjatë shtatorit.