Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për herë të parë, katër trajnerë gjermanë në çerekfinale të Championsit

Të mërkurën në mbrëmje, janë kompletuar tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket ekipeve, dominon Anglia me tri, Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Chelsean, e pasuar nga Gjermania me dy, Bayernin e Dortmundin, kurse nga një skuadër në këtë fazë kanë, Spanja, Real Madridin, Portugalia, Porton dhe Franca, Parisin. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për trajnerët. Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, katër trajnerë gjermanë kanë arritur në çerekfinale me skuadra të vendeve të ndryshme. Jurgen Kloppi me Liverpoolin, Hansi Flicku ndodhet në çerekfinale me Bayernin, Thomas Tucheli me Chelsean dhe Edin Terziqi që drejton Dortmundin. Shorti për fazë cerefinale do të hedhet të premten në Nion të Zvicrës.