“Prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare” është motoja e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) edhe për Përfaqësuesen A të femrave, që do të debutojë në eliminatoret për kampionatin botëror "Tokio 2018".
Moto të ngjashme, FVK-ja pati edhe për Përfaqësuesen A të meshkujve, që vikendin e shkuar i dha fund paraqitjes në eliminatoret e botërorit, të cilat i mbylli me një set të fituar në pesë ndeshje që i humbi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i femrave të martën ka marrë rrugën për në Bullgari, ku do të luhen ndeshjet e Grupit D eliminator, pjesë e të cilit është Kosova së bashku me Bullgarinë, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë e Zvicrën.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë kundër Përfaqësueses së Turqisë, të mërkurën (sot, 15:00). Eliminatoret do të përfundojnë më 4 qershor dhe Kosova nuk ka ambicie për të shkuar tutje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.