Volejbollistet e përfaqësueses së Kosovës i dhanë fund aventurës në eliminatoret për Kampionatin Botëror "Tokio 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Për pesë ditë rresht Kosova i luajti pesë ndeshje dhe regjistroi po aq humbje, të fundit nga Përfaqësuesja e Bullgarisë të dielën. Pësoi humbje edhe nga Turqia, Mali i Zi, Rumania e Zvicra - të gjitha këto ndeshje i luaji në Bullgari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfundoi e fundit në Grupin C, pa asnjë pikë dhe asnjë set të fituar, duke i humbur të gjitha ndeshjet me rezultatin 3:0. Për shtabin teknik të Përfaqësueses së Kosovës, rezultati në përgjithësi ishte pak a shumë i pritur. Megjithatë, pranojnë se kanë pritur të bëjnë pak më shumë, të paktën të kthehen me një set të fituar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.