Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Drenicën veç fitorja rezultat i pranueshëm

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, ka thënë se përveç fitores, nuk është i pranueshëm asnjë rezultat tjetër përballë Trepçës ’89. Ndeshja në mes Drenicës dhe Trepçës ’89 do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00. Ky takim i javës së gjashtë të Superligës në futboll luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Trajneri Shotani e cilëson ekip serioz 89-shin. Drenica zë vendin e gjashtë me pesë pikë. Ka luajtur pesë ndeshje, kurse një ndeshje më pak e ka Trepça ’89 që zë vendin e parafundit me dy pikë.

“Çdo rezultat tjetër si vendas përveç fitores është i papranueshëm për ekipin tonë, pasi po hyjmë në ndeshjen e katërt pa humbje dhe jemi të motivuar maksimalisht të japim 100 %. Sa i përket kundërshtarit që do ta kemi përballë, pavarësisht situatës në tabelë dhe pikëve, mendojmë që është një skuadër shumë serioze dhe shumë kompakte. Prandaj, kjo na motivon edhe më shumë drejt fitores”, ka thënë Shotani për KOHËN.

Drenica në xhiron e kaluar barazoi në shtëpi pa gola me Ferizajn, ndërsa ekipi nga Mitrovica pësoi disfatë në shtëpi nga Malisheva me rezultatin 3:2.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar shumë të vështirë takimin në “Bajram Aliu”.

“Do të jetë ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. E njohim njëri-tjetrin. Në stadiumin ‘Bajram Aliu’ është gjithmonë vështirë të luhet, por Drenica gjithnjë ka qenë mikpritës. Mendoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv dhe t’ia lëmë fushës”, ka deklaruar Idrizi.

Edhe Ballkani kërkon fitore ndaj Drenicës së “papërshtatshme” Futboll Ballkani kërkon fitore ndaj Drenicës së “papërshtatshme”

Të shtunën është edhe ndeshja Malisheva – Dukagjini.

Superliga – Java 6

E shtunë (15:00)

Malisheva – Dukagjini

(M. Bejtullahu, H. Osmani, E. Bejtullahu, E. Podvorica)

Drenica – Trepça ‘89

(I. Mehmeti, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, V. Bajgora)

E diel (15:00)

Ferizaj – Llapi

(G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj)

Gjilani – Prishtina

Edhe Trepça ’89 e motivuar për ta mposhtur edhe një rival tjetër Sport Trepça ’89 e motivuar për ta mposhtur edhe një rival tjetër

(V. Kastrati, B. Morina, G. Hyseni, B. Ajeti)

Ballkani – Drita

(M. Ajeti, D. Rexhepi, A. Zhegrova, E. Zasella)


1. Gjilani 5 4 1 0 8:3 13

2. Ballkani 3 3 0 0 3:0 9

3. Drita 4 2 2 0 8:3 8

4. Prishtina 4 2 1 1 4:3 7

5. Malisheva 4 2 0 2 7:6 6

6. Drenica 5 1 2 2 2:3 5

7. Llapi 5 1 2 2 5:9 5

8. Ferizaj 5 0 3 2 4:7 3

Edhe Malisheva kërkon fitoren e parë në shtëpi pas një kohe të gjatë Sport Malisheva kërkon fitoren e parë në shtëpi pas një kohe të gjatë

9. Trepça ’89 4 0 2 2 7:10 2

10. Dukagjini 5 0 1 4 2:6 1